Njoftim punësimi për kujdestar social
Pozicioni: Kujdestar/e Social/e
Aplikimet pranohen: 24 mars 2016 – 8 prill 2016
Qendra Streha kërkon të punësojë një kujdestar/e për një shërbim rezidencial që funksionon 24 orë ndaj komunitetit LGBT në Shqipëri.
Detyrat e Kujdestarit
- Monitorimin e aktiviteteteve lidhur me aftësimin për jetën të përfituesve
- Menaxhimin e rastit sipas planit të miratuar nga ekipi multidisiplinar
- Mbajtja dhe plotësimi i protokollit gjatë orarit përkatës të punës, duke pasqyruar aktivitetet
- Pjesëmarrja gjatë realizimit të aktivteteve social-kulturore së bashku me përfituesit
- Informimi i përfituesve mbi shkeljen e rregullores dhe referimin në ekipin multidisiplinar
- Raportimi/referimi i realizimit të aktiviteteve të planit të ndihmës së përkujdesit ndaj përfituesit
- Pjesëmarrje ne ekipin multidisplinar në varësi të rastit
Kushte për të interesuarit
- Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë (Evidencë të paktën e diplomës Bachelor, preferohen personat që kanë studiuar në fakultetet e Shkencave Sociale, në degët Punë Sociale ose Psikologji)
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri kompjuterike
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup
- Të ketë njohuri rreth problematikës me të cilën përballet komuniteti LGBT
- Kërkohet një minimum i përvojës 5 vjet duke përfshirë edhe përvojë pune me të rinjtë në rrezik dhe/ose popullsisë së pastrehë.
- Të jetë i/e gatshme të punojë edhe në turne dhe me orar fleksibël gjatë fundjavave
- Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë:
– CV
– Letër Motivimi
– Një Letër Referimi nga punëdhënës të mëparshëm
Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 8 Prill 2016, ora 12.00 në adresën [email protected]
Vetëm të interesuarit që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen për një intervistë me punëdhënësit.