Njoftim pune: Koordinator i Rinisë pranë Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT
Aleanca Kundër Diskriminimittë LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) është një organizatë jofitimprurëse shqiptare që parashikon një shoqëri të lirë, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore.
Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit LGBT në Shqipëri, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Përshkrimi i punës
Koordinatori i rinisë pranë Aleancës LGBT, në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave, përfshirjes sociale, dinjitetit dhe barazisë të komunitetin LGBT në Shqipëri, mbështetur nga Delegacioni Europian.
FUSHA E VEPRIMIT
Koordinatori i rinisë është përgjegjës për administrimin dhe ofrimin e programeve për të rinjtë në komunitet. Ai do të konsultohet me të rinjtë dhe organizatat që përfaqësojnë të rinjtë për të përcaktuar nevojat e tyre dhe për të zhvilluar programe në përgjigje të këtyre nevojave.
Përgjegjësitë kryesore
- Të vlerësojë kërkesat për aktivitete të të rinjve në komunitet.
- Të komunikojë me të rinjtë për të përcaktuar nevojat dhe interesat e tyre, që ndihmojnë në fuqizimin e tyre.
- Të mbajë kontakte të rregullta me organizata lokale, rajonale dhe ndërkombëtare që kanë fokus të rinjtë dhe të drejtat e tyre.
- Të jetë i aftë të përgasë projekt propozime, që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBT.
- Të sigurojë që aktivitet e programuara që lidhen me argëtimin, edukimin dhe fuqizimin e komunitetit të planifikohen dhe zbatohen në kohë.
- Të përditësojë me informacion faqet Zyrtare të Aleancës, sipas aktiviteteve dhe eventeve te zhvilluara, si dhe të mbajë komunikim të përhershem me komunitetin përmes faqes facebook dhe rrjeteve të tjera sociale.
- Të promovojë dhe nxisë zhvillimin e programeve rinore dhe përfshirjen e komunitetit të qendrës në këto programe.
- Të përgatisë raporte periodike, mujore dhe vjetore për programet dhe aktivitet e zhvilluara.
- Të sigurohet që të gjitha programet dhe aktivitetet të zbatohen sipas legjislacionit përkatës, politikave dhe procedurave të Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT.
Kriteret e punësimit:
- Të këtë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë pune, në pozicione të
- Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe etikë të lartë profesionale.
- Aftësi për të administruar programet rinore.
- Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë individuale.
- Aftësi analitike të zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të komunikimit me shkrim dhe gojë.
- Aftësitë kompjuterike, njohja shumë e mire e programeve Ëord; Exel; Poëer Point
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të menaxhojë stresin
Të interesuarit të dërgojnë një CV brenda datës 30.03.2018, në adresen [email protected]