Një grusht komunistësh, të vetmit që protestuan sot
Dita ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve, 1 maji, kaloi sot në Shqipëri pa asnjë veprimtari sindikaliste apo protestë të çfarëdolloji, megjithë pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës në shumë kompani ndërsa papunësia në vend rritet vazhdimisht.
Kështu raporton gazetari Ilirian Agolli për Zërin e Amerikës.
“Dita e punëtorëve është shpallur zyrtarisht prej disa vitesh ditë pushimi, dhe kjo i shtyn shumë prej qytetarëve që të harrojnë për pak punën në të zezë e pa sigurime, vetëpunësimin e lodhshëm në biznese të vogal familjare apo bujqësi, apo rendjen disavjeçare për të kërkuar punë nga një firmë në tjetrën”, bëhet e ditur më tej.
Megjithatë këtij raportimi duket i ka shpëtuar një protestë e vogël me disa të moshuar të vetidentitifkuar si komunistë. Ata duken në këte foto të publikuar nga agjencia e fotove LSA.