Mundësi punësimi për specialist: Psikolog dhe Mjek
Pozicioni: Psikolog/e, Mjek/e
Afati i aplikimit: 13 Tetor 2017
Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizata në mbrojtje të komunitetit LGBTI, kërkojnë të punësojnë dy specialist – një psikolog dhe një mjek për linjën e këshillimit online SOS-LGBT, për personat LGBTI, familjarët apo miqtë e tyre.
Rreth SOS-LGBT:
SOS-LGBT synon të lançojë linjën e parë këshilluese për personat LGBTI në Shqipëri, familjarët dhe miqtë e tyrë në lidhje me çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, bullizmit, ‘coming out’ dhe shumë shqetësime të tjera nëpërmjet bisedave (chat) private apo forumeve të hapura. SOS-LGBT do të shërbejë gjithashtu si një burim edukimi dhe ndërgjegjësimi online.
Pozicioni: Specialist (Psikolog/e)
Detyrat:
- Ofron shërbim këshillimor psikologjik për personat LGBTI dhe familjarët e tyre nëpërmjet “online chat”
- Komunikon dhe këshillon personat nëpërmjet platformave “Pyet” dhe “Forum”
- Bën vlerësime periodike të rasteve
- Bashkëpunon me organizatat për referimin tek specialistë të tjerë në bazë të nevojave të personave
Kualifikimet kryesore:
- Të këtë përfunduar arsimin e lartë në degën Psikologji
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe ndërmjetësim
- Të ketë eksperiencë pune minimumi 2 vite, preferohet përvojë me grupe të margjinalizuara
- Të njohë komunitetin LGBTI si dhe kuadrin ligjor për orientimin seksual dhe identitetin gjinor
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup
Pozicioni: Specialist (Mjek/e)
Detyrat:
- Ofron shërbim këshillimor mjekësor (të përgjithshëm) për personat LGBTI dhe familjarët e tyre nëpërmjet “online chat”
- Komunikon dhe këshillon personat nëpërmjet platformave “Pyet” dhe “Forum”
- Bën vlerësime periodike të rasteve
- Bashkëpunon me organizatat për referimin tek specialistë të tjerë në bazë të nevojave të personave
Kualifikimet kryesore:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme.
- Të ketë eksperiencë pune minimumi 2 vite, preferohet përvojë me grupe në nevojë
- Të njohë mirë problematikat shëndetësore me të cilat përballen personat LGBTI
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe të gjuhës angleze
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup
*Personat duhet të jenë të gatshëm të kryejnë shërbimin pranë ambjenteve të organizatave, në Tiranë.
Të interesuarit të dërgojnë:
- CV
- Letër Motivimi
- Një Letër Referimi nga punëdhënës të mëparshëm
Aplikimet mund të dërgohen brenda datës 13 Tetor 2017, në adresën: [email protected]