Emigrantet shqiptare ne Greqi kerkojne debimin e klandestineve!
E pabesueshme por e vërtetë. Kështu është cilësuar në Greqi, një miting proteste që është organizuar nga një shoqatë e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinjë, kundër klandestinëve, raporton sot agjencia e lajmeve Noa.
Protesta u iniciua nga kryetari i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Trikala, Vajo Dibra (qw shikoni nw foto), i cili ka thwnw gjatë mitingut protestë se shoqata që ai drejton, kërkon nga shteti grek që të dëbojë të gjithë ata shtetas të huaj të cilët qëndrojnë në mënyrë të paligjshme, si klandestinë në atë vend.