Pse Shqipja po fluturon gabim?

‘’Unë jam më burrë se ty, e di si je ti? E di si i themi çunave si ty ne? Ti je peç. Peç, peç, peç. Kam qenë unë me gocat dhe vetëm ti rrije ktu, asnji mashkull s’ rrinte ktu’’. Kështu tha Shqipe Hysenaj kundrejt Ganiut, një lojtar tjetër në Big Brother Vip Kosova. Transmetuar në një nga mediat me shikueshmëri më të lartë në Kosovë, Klan Kosova ka transmetuar dhe trumbetuar në media sociale edhe këtë moment nga Hysenaj.
Pjesmarrëse në edicionin e dytë të ‘’Përputhen’’, programi televiziv në Top Channel tek i cili gjithashtu ka patur polemika të shumta bullizuese kundrejt njërit prej djemve, Gracianos. Ajo sot vazhdon të jetë protagoniste mediatike nepërmjet pjesmarrjes të vazdueshme në ekranet televizive. Para se të ishte pjesë e BBVK, çdo fundjavë i ofrohej hapsirë televizive në ‘’E Diell’’ për të dhënë opinionet e saj mbi tema të ndryshme. Vajza me origjinë nga Tropoja dhe me 395 mijë njerëz që e ndjekin në Instagram duket se nuk ka reshtur me deklaratat homofobike. Prononcimet urryese e bullizuese nuk kanë munguar as ndaj Edonës, vajza transgjinore që theu rekorde me popullaritetin e saj
‘’Unë jam më burrë se ty, e di si je ti? E di si i themi cunave si ty ne? Ti je peç. Peç, peç, peç. Kam qenë unë me gocat dhe vetëm ti rrije ktu, asnji mashkull s’ rrinte ktu’’. Me nënkuptimin e të qenurit gej, apo feminin ajo i thotë këto fjalë qartazi me qëllimin të denigrojë dhe të bullizojë djalin që po i flet.
Në një televizion kombëtar me audiencë të shumëllojshme nga fëmijë e deri në të rritur. Në kontekstin shqifolës edhe si një rajon i dalë nga sistemet politike komuniste rishtazi, të tilla shprehi publike besohen nga audienca dhe merren për të mirëqena, duke ngadalësuar procesin e integritetit të individëve LGBTQ+ në shoqëri.
Anxhela Ibrahimllari, psikologe tek Aleanca LGBT thotë se: ‘’ Një nga arsyet se pse persona të komunitetit LGBT nuk dalin hapur për orientimin e tyre seksual është pikërisht për shkak të frikës së diskriminimit. Personat e komunitetit që përballen me diskriminim, përjashtim nga shoqëria, bullizim, përjetojnë ndjenja turpi, izolohen, përjetojnë simptoma te depresionit deri ne mendime dhe tentativa suicidale, si nje mënyrë për ti shpëtuar dhunës dhe poshtërimit të përditshëm qe përjetojne.
Personat që janë figura publike zotërojnë pushtet pasi ndiqen nga një audiencë e caktuar dhe jo rrallë herë ndodh që këto figura publike e përdorin pushtetin e tyre për të targetuar një individ apo një komunitet të caktuar që e perceptojnë si më vulnerabël, mic ndodh shpeshherë me komunitetin LGBT.
Nese do te ndaleshim për pak për te kuptuar cili është profili I nje dhunuesi, bullizuesi do të kuptonim se personat që janë homofobë janë individë të cilët janë rritur në mjedise ku gjykimi, mospranimi, intimidimi, bullizmi janë normë. Janë individë të cilët kanë besime dhe qëndrime te ngurta përsa I përket roleve gjinore, janë persona të cilët janë të ndrydhur seksualisht dhe si rrjedhojë gjykojnë dhe dënojnë çdo liri seksuale.
Gjykimi qe shfaqin personat homofobe vjen si pasojë për të reduktuar tensionin emocional të tyre që I shkaktohet nga konfliktet e brendshme. Sjelljet ofenduese, intimiduese, përbuzëse, bullizuese I shërbejnë individit që I kryen si një mekanizëm mbrojtës, për të jashtëzuar konfliktin e brëndshëm, duke ulur nivelin e ankthit rrjedhimisht.
Persona te komunitetit LGBT, janë persona qe kanë sfiduar parimet patriarkale dhe kanë sfiduar rolet gjinore të vendosura nga shoqëria dhe janë me ne kontakt me veten dhe nevojat e tyre. Kjo pamundësi dhe vështirësi e personave heteroseksuale por jo vetëm shpeshherë përkthehet ne agresivitetin që shfaqin ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.’’
Teksa presim një reagim nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës, Historia Ime si e vetmja media LGBTQ+ në Shqipëri dënon fjalët dhe veprimet e Shqipe Hysenajt, si të papërshtashme në çfarëdo sfere dhe konteksti. Duke qenë të vetdijshëm për rendësinë e medias por edhe shpejtësinë me të cilën përhapet informacioni në media sociale këto deklarata nxisin urretjen dhe poshtërimin e të gjithë djemve dhe burrave feminin, gej, biseksual, etj…