Pse Kurti e Osmani janë krejt ndryshe nga Rama e Begaj

Shoqëria shqiptare në të gjitha trevat e saj është konsideruar si shoqëri konservatore. Shumica prej popullisisë shqiptare është vetëdeklaruar si e bsesimit islam, ndërsa edhe pse e shtypur dhe nën regjime autoritare prej dekadash me radhë, shoqëria shqiptare ka përqafuar shpejt vlerat perëndimore, edhe pse në shumë fusha ritimi ka qenë më i ngadaltë.
Si Shqipëria edhe Kosova konsiderohen si shtete që kanë probleme me të Drejtat e Njeriut, sidomos kur vjen fjala tek të drejtat LGBTQ+.
Në të dy vendet personat LGBTQ+ përballen me dhunë, diskriminim, përjashtim nga familja, e probleme të tjera me marrjen e shërbimeve bazë shëndetësore, e arsimore nëpër institucionet publike.
Po në të dyja shoqëritë tona konservatore ka një ndryshim thelbësor.
Qasja që ka shteti dhe qeveria ndaj personave LGBTQ+.
Që kur kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet nuk ka dalë asnjëherë në paradën e krenarisë, një ndër eventet kryesore të komunitetit LGBTQ+ në vendin tonë, por edhe më gjerë.
Asnjëherë ndërtesa e qeverisë nuk është veshur me flamujt LGBTQ+ për nder të muajit të krenarisë.
Udhëheqësit e lartë të shtetit, kryeministri dhe Presidenti i Republikës asnjëherë nuk kanë folur qartasi, hapur dhe në mbështetje të të Drejtave të LGBTQ+.
E kundërta ndodh në shtetin fqinj, Kosovën.
Edhe pse kryeministri Albin Kurti ndodhet në një pikë kritike të pushtetit të tij, për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës, edhe pse pushteti i tij është luhatur, edhe pse shteti i tij ndodhet në një moment tejet të vështirë, ai mori pjesë në hapjen e Javës së Krenarisë në Prishtinë, madje mbajti edhe një fjalë përshëndetëse për të pranishmit.

Të njëjtin veprim bëri edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në hapjen e javës së krenarisë, dhe mbajti fjalim publik pro komunitetit LGBTQ+.

Albin Kurti e ka dëshmuar edhe më herët që është ndryshe,
Me 16 mars të vitit 2022 Kurti mbajti një fjalim historik në Kuvendin e Kosovës, pro komunitetit LGBTQ+ përballë 120 deputetëve dhe përballë popullit të Kosovës.
Kurti shprehur hapur hapur mbështetjen e tij, pavarësisht se në partinë e tij ka edhe persona që konsiderohet konservator musliman, madje edhe gra e vajza të veshura me shami.
Politikanët matanë kufirit, nuk kanë frikë të luftojnë, lobojnë e të flasin për Të Drejtat e Njeriut, ndryshe nga homologë te tyre në Tiranë që që herë janë joserioz në fjalime, e herë qesharak./ HistoriaIme
