Vetëm 22 ditë nga provimet, maturantët ende pa asnjë informacion
Maturantët e vitit shkollor 2016 – 2017 pas më pak se një muaji do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore.
Nxënësve u ka mbetur dhe shumë pak kohë për t’u përgatitur për provimet që do të zhvillohen në periudhën 4-24 qershor. Veç shqetësimi dhe lodhjes në përgatitje, ata janë ende të paqartë mbi ndryshimet që ka pësuar Matura Shtetërore këtë vit.
Për këtë arsye, nxënësit e shkollës Andon Zako Çajupi në Tiranë i kanë dërguar një kërkesë Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, ku i kërkojnë informacion mbi paqartësitë e tyre.
Maturantët shkruajnë se ende nuk e dinë vlerën që do të kenë provimet, pasi një pjesë e tyre kanë ndryshuar, duke u bërë vetëm dalës, që do të thotë se mund të mos kenë ndikim në mundësinë për t’u pranuar në universitet.
Të paqarta për ta mbeten dhe dy nga pikat kryesore, që janë formula e llogaritjes së rezultateve dhe kriteret e pranimit në universitete.
Të pyetur nga Gazeta “Impakt”, studentët kanë thënë se prej muajsh sillen sa në një zyrë e në një tjetër për të kërkuar informacion, pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimet e tyre.
Më poshtë letra e plotë drejtuar Ministres
Tiranë,më 03/05/2016
Kërkesë për informacion
Drejtuar:Ministres së Arsimit dhe Sportit , znj. Lindita Nikolla
E nderuar znj. Nikolla
Ne si maturantë po ju drejtohemi me këtë kërkesë për një informacion të plotë e të detajuar mbi maturën shtetërore. Udhëzimet zyrtare e deklaratat publikelënë vend për krijimin e paqartësive e për këtë arsye ndiejmë nevojën për t’ju paraqitur kërkesën për të marrë një informacion zyrtar në lidhje me një sërë pyetjesh të cilat vijojnë si më poshtë:
- Çfare vlere kanë provimet me zgjedhje?
Sipas udhëzimit, provimet me zgjedhje janë vetëm dalëse dhe nuk do të ndikojnë në mundësinë për t’u pranuar në universitet. A do të thotë kjo se nuk ka rëndësi nëse provimet kanë profil shoqëror apo shkencor sepse nuk ka asnjë pikesim diferencues midis të dyjave? Nxënësit që kanë zgjedhur lëndët e profilit shoqëror mund të aplikojnë për degë shkencore dhea nasjelltas pa asnjë ndryshim në koeficient?
- Sa rëndësi do të kenë lëndët me zgjedhje të zhvilluara nga nxënësit gjatë tri viteve mësimore? A do të aplikohet ndonjë formulë ku përfshihen elementët e ndryshëm sipas koeficientit përkatës dhe a do të ketë ndonjë koeficient për lëndët me zgjedhje?
- Në vitet e mëparshme pjesë e formulës kanë qenë dhe koeficientët e shkollave. Si do operohet këtë vit dhe a do ketë diferencim midis shkollave të mesme?
- Si do realizohet përzgjedhja nga universitetet e mbi çfarë kriteresh?
Nga çdo universitet janë shpallur kriteret e pranimit si mesatarja dysheme apo përqindja që zënë gruplëndët. Megjithatë ajo çka nuk është cilësuar është mënyra e aplikimit dhe si do bëhet përzgjedhja, pra hapat në të cilat do kalojë procedura dhe garantimi i transparencës.
- Si do zhvillohet provimi igjuhës angleze me zgjedhje?
Në udhëzimin e pare thuhet se gjuhët e huaja me zgjedhje(pra dhe anglishtja) do zhvillohen nënivelin B2.Më pas, në udhëzimin e fundit, I cili u bë public pak para se të plotësonim formularin A1, për anglishten ishte bërë një ndryshim. Provimi do zhvillohet sipas metodës TOEFL Junior.Problemi qëndron te fakti që në tre vitet shkollore nuk kemi punuar me këtë metodë. Gjithashtu paqartësia jonë është se nuk dihet si do procedohet për të realizuar seksionin ‘’listening’’ duke marrë parasysh mungesën e kushteve nëpër shkolla.
- Në bazë të kushtetutës e drejta e ankimimit është e garantuar, çka do të thotë që duhet të përmbushen të gjitha hallkat mbështetëse edhe për ne maturantët nëse do të kemi kontestime për notën dhe mund të kërkojmë deri në fund ndryshimin e vlerësimit sipas asaj që meritojmë. Në udhëzimin e MAS kjo e drejtë na është mohuar. Do donim të denim arsyen e këtij mohimi.
Duke e bazuar këtë kërkesë në ligjin nr.119 “Për të drejtën e informimit” i datës 17/10/2014 neni 3, jenitëluturtënavininëdispozicioninformacionin e kërkuar.
Po e mbyllim këtë letër duke ju falenderuar përkohën e kushtuar si dhe me shpresën për t’u marrë në considerate shqetësimi ynë.
/l.k./