Vazhdon bojkoti i Universiteteve publike, forca të policisë dërgohen në Fakultete
Prostesta studentore ka vazhdiar dhe ditën e sotme. Bojkoti i mësimit ka vijuar teksa nëpër Fakultete, studentët kanë nxjerrë në korridore bankat dhe karriget për të penguar kthimin e disa studentëve në auditorë.
Rreth orës 11, një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku ndezën edhe tymuese. Ata përsëritën thirrjen për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.
Në disa raste, raportohet se studentët kanë tentuar të nxjerrin jashtë universiteteve bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private, të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë.
Forcat policore janë parë në Universitetin Politeknik dhe në disa fakultete, veprim ky që në rrjete sociale u konsideruar si masë për frikësimin e studentëve dhe për t’i shtyrë ato të braktisin protestën.
Disa studentë të tjerë kanë dashur të hyjnë në mësim, pasi janë kërcënuar se do t’u rreshtoheshin mungesat nëse vazhdonin të qëndronin jashtë auditoreve. Për të reaguar, studentët e shkencave sociale kanë depozituar një kërkesë në dekanat ku bëjnë thirrje për ndalimin e vënies së mungesave.
Zgjidhja duket ende e largët dhe qëllimi kryesor i të gjithë lëvizjes tashmë është më se i qartë: anullimi i ligjit për arsimin e lartë.

Kërkesa e studentëve të FSHS drejtuar Dekanatit

Bllokimi i korridoreve të fakulteteve me karrige dhe banga