Universitetet/ Kuotat dhe afatet e aplikimeve për nxënësit rom, egjiptian, PAK dhe jetimët
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin e aplikimit në arsimin e lartë për personat me aftësi të kufizuar, ata me statusin e jetimit dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian.
Në 6 fakultetet e Universitetit të Tiranës janë 120 kuota studimi për këta kandidatë. Afati i aplikimeve në Universitete është 21 – 26 gusht.
Dokumentacioni që duhet plotësuar:
- Formularin e aplikimit (foto), kliko këtu për ta shkarkuar.
- Kopje të diplomës/ dëftesës dhe listës së notave
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit
- Dy fotografi personale
- Kopjen e mandat pagesës – e cila merret pranë zyrave të Postës Shqiptare
Kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar:
- Kopje të noterizuar të librezës së personit me aftësi të kufizuar të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror
- Ose kopje të njehsuar me origjinalin e vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)
Persona nga kategori të tjera të personave me aftësi të kufizuara:
- Veç dokumenteve të listuara më lart duhet të dorëzojnë kopje të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë
Kandidatët me statusin e jetimit:
- Kopje të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror
Kandidatët rom dhe egjiptian:
- Vetë deklarim ose dokument që vërteton se është rom apo egjiptian
- Për përzgjedhjen e kandidatëve romë dhe egjiptian Institucionet e Arsimit të Lartë marrin edhe ekspertizën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Kliko këtu për të shkarkuar udhëzimin e plotë.
Formulari i aplikimit
/l.k./