Pozicioni: Praktikant/e (Intern)
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj
Civil Rights Defenders, një organizatë suedeze për të drejtat e njeriut, me zyrë në Shqipëri, është në kërkim të një praktikanti/je për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur. Thirrja është e hapur për ata që duan të angazhohen në përparimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Detyrat:
• Të monitorojë lajmet dhe të kryejë kërkim në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
• Të raportojë mbi organizatat e të drejtave të njeriut apo çështje të të drejtave të njeriut.
• Të shkruajë raporte të përmbledhura dhe të hartojë raporte mbi çështjet e të drejtave të njeriut.
• Të ndihmojë në planifikim dhe organizimin e veprimtarive të ndryshme dhe eventeve.
Aftësitë dhe përvoja e nevojshme
• Të jetë e/i interesuar në çështjet e të drejtave të njeriut
• Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm
• Aftësi dhe përvojë në kërkim
• Aftësi për të punuar si pjesë e një skuadre
• Niveli mirë i gjuhës angleze
• Aftësi për të punuar me nismën e vet dhe të respektuar afatet
• Përvoja e punës në një organizatë për të drejtat e njeriut apo në fushata në çeshtje të të drejtave të njeriut përbën avantazh
Çfarë ofrojmë ne?
• Një përvojë internshipi me një organizatë ndërkombëtare me reputacion të lartë nga 3 deri në 6 muaj
• Mundësia për të mësuar mbi të drejtat e njeriut dhe organizuar evente
• Pjesëmarrje në konferenca dhe evente në Shqipëri dhe sipas rastit në Ballkanin Perëndimor
• Një mjedis miqësor pune
• Mbulim të shpenzimeve e transportit urban në Tiranë
Si të aplikoni?
Dërgoni CV dhe një letër motivimi (të dyja në anglisht) deri në 18 shtator 2019, në adresën [email protected]