Thirrje për internship, Civil Rights Defenders
Pozicioni: Praktikant/e (Intern)
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj
Civil Rights Defenders, një OJF suedeze me zyrë në Shqipëri, është në kërkim të dy vullnetarë/e praktikant/e në zyrë për të filluar në tetor.
Praktikantët duhet të tregojnë interes për të drejtat e njeriut
Përvoja e punës në një organizatë për të drejtat e njeriut apo në fushata në çështje të të drejtave të njeriut do të konsiderohet si shtesë do të ishte e dobishme.
Detyrat e praktikantit/es (Intern)
- Të hulumtojë dhe të raportojë çështje dhe monitorojë aktualitetin e të drejtave të njeriut në Shqipëri
- Të ndihmojë për të organizuar një shkollë të të drejtave të njeriut për aktivistët e të drejtave të njeriut
- Të monitorojë lajmet dhe të kryejë kërkime në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri
- Të ndihmojë në planifikim dhe të organizojë veprimtari dhe evente
- Të afrojë mbështetje administrative për stafin e Programit.
Aftësitë dhe përvoja e nevojshme:
- Aftësi dhe përvojë në kërkim
- Aftësi në të shkruar
- Aftësi organizative dhe administrative
- Nivel mirë i gjuhës angleze
- Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm
- Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
- Aftësi për të punuar me nismën e vet dhe të përmbushur afatet
Çfarë ofrojmë ne:
- Një përvojë internshipi me një organizatë ndërkombëtare me reputacion të mire
- Një mjedis miqësor dhe mësimor pune
- Pjesëmarrje në konferenca, ngjarje dhe evente në Shqipërisë dhe në rajon
- Mbulim të shpenzimeve e transportit urban në Tiranë
Si të aplikoni:
Ju lutemi na dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi (të dyja në anglisht) me e-mail në vëmendje të [email protected]
Letra e motivimit duhet të mbulojë:
- Interesi dhe përvoja juaj në të drejtat e njeriut
- Qëllimet dhe pritjet juaj për praktikën