Thirrje për aplikim: Shkolla Verore “Multimedia 2015”
SHKOLLA VERORE: “MULTIMEDIA – RADIO, PODCAST, VIDEO, FOTO, SHKRIM, PLATFORMA ONLINE”
Afati i fundit për aplikim: 20 gusht 2015
Vendi: Pogradec
“Historia Ime”, shpall të hapur për të dytin vit rresht, aplikimin për shkollën verore “Multimedia 2015”.
Këtë vit shkolla verore për Multimedian, do të zhvillohet në javën e parë të shtatorit (2 – 6 shtator) në qytetin e bukur të Pogradecit. Multimedia është term i zhvilluar së tepërmi me mediat online, blogjet apo gazetarinë qytetare. Multimedia do të thotë të japësh përmbajtjen në disa forma, që mund të jenë një kombinim i tekstit, audios, imazhit, animacionit, video apo mënyra të tjera interaktive.
Gjatë 5 ditëve, do të ketë trainime në praktikë dhe teori nga disa prej profesionistëve më të mirë të fushës.
Gjergj Erebara
Eno Popi
Eno Milkani
Eriona Çami
Nëse je në universitet apo i diplomuar, student gazetarie, nëse punon në sektorët e komunikimit të OJF-ve, apo qoftë edhe nëse ke dëshirën për të mësuar mbi gazetarinë qytetare dhe mjetet online, atëherë apliko tani.
Aplikimi është i hapur për të rinj nga e gjithë Shqipëria deri në 20 gusht 2015.
Për të marrë pjesë në shkollën verore “Multimedia 2015”, aplikoni duke dërguar CV dhe një Letër Motivimi në adresën e emailit [email protected]
Fituesit do të njoftohen nga data 24 – 27 gusht.
*“Historia Ime” do të mbulojë shpenzimet e Transportit; Akomodimit; Ushqimit për 5 ditët e shkollës verore.