Thirrje për aplikim: Shkolla për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut
Civil Rights Defenders ka kënaqësinë t’ju ftojë të aplikoni në edicionin e dytë të Shkollës për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, program edukimi nëntë javor që synon fuqizimin e të rinjve të përkushtuar në çështjë të të drejtave të njeriut. Thirrja u drejtohet studentëve të shkencave shoqërore, gazetarëve, juristëve, aktivistëve të lëvizjeve të ndryshme shoqërore dhe kujtdo që ka për zemër çështje të së mirës publike dhe drejtësisë sociale. Programi në Shkollën për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe pjesëmarrja është kundrejt asnjë pagese.
Kliko këtu për të mësuar më shumë mbi aktivitetet, programin dhe përshtypjet e pjesëmarrësve të edicionit të parë.
Çfarë do përmbajë programi i shkollës?
Kurrikulat e institucioneve arsimore kane mangësi të mëdha përsa u përket qasjes së duhur ndaj të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër – përballë mungesës së transparencës qeveritare, represionit në rritje dhe dhunimit të të drejtave themelore sidomos ndaj grupeve më të marxhinalizuara të shoqërisë – po ndërtohet nga poshtë një rrjet aktivistësh në baza të solidaritetit dhe parimeve demokratike të organizimit. Kjo ka sjellë nevojën për një fokus të veçantë në pasurimin e njohurive në lidhje me filozofinë e të drejtave të njeriut, mekanizmat ligjorë mbrojtës, standartet ndërkombëtare dhe forma të ndryshme advokimi për t’i implementuar ato.
Programi i shkollës do të ndahet në tre module kryesore:
- Moduli i të drejtave të njeriut
- Drejtësia tranzicionale, korrupsioni dhe llogaridhënia
- Fuqizimi i aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe puna në komunitete
Secili modul do ketë një kohëzgjatje prej tre javësh, dhe do konsistojë në: leksione teorike, diskutime të hapura, vizita studimore, punë të pavarura praktike, aksione në rrugë, shfaqje dokumentarësh etj. Një numër i madh lektorësh do e shoqërojë këtë rrugëtim të gjatë: avokatë të të drejtave të njeriut, ekspertë të medias, përfaqësues nga institucione të pavurara, ekspertë nga komuniteti ndërkombëtar, akademikë dhe aktivistë. Gjatë kësaj përvoje Shkolla e të Drejtave të Njeriut synon të thellojë njohuritë e studentëve mbi konceptet themelore të të drjtave të njeriut, të nxisë të menduarit kritik mbi çështje të rëndësishmë të aktualiteti rajonal apo botëror dhe të pajisë ata me instrumentat e nevojshëm për të luftuar padrejtësi shoqërore.
Shkolla do jetë e pajisur gjithashtu me një këshill shkencor dhe disa mentorë sipas secilës fushë që do trajtohet, të cilët do kujdesën për përzgjedhjen e literaturës dhe mbarëvajtjes mësimore të studentëve. Sesionet e shkollës do mbahen dy herë në javë: çdo të mërkurë dhe të enjte rreth orës 16:00.
Si mund të aplikojnë të interesuarit?
Për cilindo që dëshiron të aplikojë është i nevojshëm plotësimi i pyetësorit sipas linkut bashkëngjitur:
https://goo.gl/forms/0YF0Q40LYmLaV09G2
Për shkak të sezonit të provimeve dhe pushimeve të verës, moduli i tretë i shkollës do të ndërpritet në muajin korrik për të rifilluar në shtator. Për çdo paqartesi ose pyetje të mundshme në lidhje me procedurën apo përmbajtjen e programit shkollor ndihuni te lirë t’i drejtoheni këtij kontakti: [email protected]
Data të rëndësishme:
- Periudha e aplikimit: 18 Prill – 3 Maj
- Përgjigjia ndaj aplikuesve fitues: 7 Maj
- Java e parë e shkollës: 09 – 10 Maj