Studentët, 8 mijë firma kundër ndryshimit të rregullave për gjuhën e huaj
Studentët e Lëvizjes “Për Universitetin” kanë protestuar sot përpara Ministisë së Arsimit duke kundërshtuar vendimin që i detyron ata të çertifikohen në një gjuhë të huaj, si kusht për të nisur studimet e nivelit Master.
Studentët shprehen ky udhëzim i detyron ata ta mbrojnë gjuhën e huaj në institucione private, ku tarifa është 10 herë më e lartë. Sipas tyre, vendimi ka tri të këqija që e bëjnë të pamundur vazhdimin e studimeve për më të varfrit:
“1. Çertifikimi i gjuhës së huaj do të bëhet në institucione private dhe jo publike;
2. Pagesat janë tejet të larta;
3. Ministria vë si kusht për të vazhduar studimet master çertifikimin në një nivel gjuhe që nuk e ofron si lëndë në programin mësimor.”
Gjatë protestës ata dorëzuan një peticion me 8 mijë firma studentësh të Universiteteve publike shqiptare, që kundërshtojnë ndryshimin në çertifikimin e gjuhës së huaj.
/l.k./