Shkolla Verore 2019
Edhe këtë vit mbyllëm me sukses organizimin e Shkollës Verore.
Tema e sivjetshme kishte fokus Bashkimin Evropian, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin, me trajnime dhe sesione ku u diskutuan aspekte të ndryshme të procesit të integrimit, struktura e BE-së, të drejtat e njeriut si një nga pikat themeltare të unionit dhe sfidat më të cilat vendi ynë duhet të përballet në rrugën e integrimit dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut.
Shkolla verore këtë vit u organizua me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Civil Rights Defenders.
Shkolla verore ishte një nga aktivitetet kryesore të projektit #IChooseEU që synon të promovojë vlerat demokratike dhe të bashkëpunojë me organizatat e shoqërisë civile për lehtësimin e procesit të integrimit tonë në Bashkimin Evropian.
Më shumë informacion për projektin, mund të gjeni në këtë lidhje:
https://lnkd.in/dtreKJH

Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.