Reforma në Arsimin e Lartë/ Rifillojnë protestat, më 17 shtator studentët përpara parlamentit
Me afrimin e vitit të ri akademik në universitete dhe fillimin e sesionit parlamentar, duket se do të rinisin dhe protestat e studentëve kundër reformës në arsimin e lartë
Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin”, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” kanë lajmëruar rifillimin e protestave.
Ligji për Arsimin e Lartë u miratua në parlament me 78 vota “Pro” në korrik të këtij viti, por u kthye për rishqyrtim nga ana e Presidentit Bujar Nishani vetëm pak ditë më pas.
Studentët do të protestojnë më 17 shtator përpara parlamentit për të kundërshtuar rivotimin e këtij ligji.
Dhe pse protesta e tyre mund të mos e ndalojë kalimin e reformës, aktivistët shkruajnë se ajo shpalos tri të vërteta të mëdha:
“Së pari, ne kemi të drejtë dhe këmbëngulim në kauzen tonë.
Së dyti, nëse kjo reformë kalon, parlamentarët aktualë humbasin çdo pikë besueshmërie dhe si të tille nuk përfaqesojnë më vullnetin/interesat tona.
Së treti, rezistenca nuk do të ndalojë për asnjë çast, por do të vazhdojë edhe më fuqishem vjeshtës në prag, me qëllim ndalimin e reformës në bangat dhe klasat e universitetit.”
Njoftimi i plotë i lëvizjes “Për Universitetin” në Facebook:
Pas refuzimit presidencial si antikushtetuese, reforma në arsimin e lartë rikthehet në parlament për votimin përfundimtar.
Kjo reformë, e kundërshtuar masivisht nga studentë dhe pedagogë, intelektualë dhe figura publike, prindër dhe aktivistë te shoqërise civile, është rrjepëse për studentët, tregtarizuese për universitetin dhe klienteliste për interesin publik.
Kjo reformë antikushtetuese është refuzuar nga të gjithë, përveç zonjave dhe zotërinjve brenda parlamentit, të cilët, të nënshtruar prej interesave private të pushtetit partiak, shkelin mbi kushtetutën dhe shoqërinë.
Ndaj, diten e enjte ora 10:00, iu bejme thirrje të gjithë studentëve dhe pedagogëve që ndodhën në Tiranë, apo dhe çdo qytetari të ndërgjegjshëm të bashkohen në aksionin tonë. Pjesmarrja, në kushtet e zbrazjes së universitetit dhe praktikave tinëzare të qeverisë, është mëse e domosdoshme.
Ky aksion përballe dyerve të Parlamentit mund të mos e ndaloje kalimin e reformës famekeqe, mirëpo shpalos tri të verteta të mëdha:
Së pari, ne kemi të drejtë dhe këmbëngulim në kauzen tonë.
Së dyti, nëse kjo reformë kalon, parlamentarët aktualë humbasin çdo pikë besueshmërie dhe si të tille nuk përfaqesojnë më vullnetin/interesat tona.
Së treti, rezistenca nuk do të ndalojë për asnjë çast, por do të vazhdojë edhe më fuqishem vjeshtës në prag, me qëllim ndalimin e reformës në bangat dhe klasat e universitetit.
/l.k/
FOTOGALERI NGA PROTESTAT E STUDENTEVE: