Ditën e djeshme, ndërkohë që studentët bënin thirrje nga brenda fakulteteve për bojkotim të mësimit, në një rast të paprecedent, forcat policore hynë në Fakultete për të shantazuar studentët e për të mbajtur nën vëzhgim ata dhe pedagogët.
Në ditët kur beteja e studentëve është fokusuar në anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, janë vetë strukturat e shtetit që nuk e zbatojnë këtë ligj.
Në ligj garantohet de jure autonomia e universiteteve. Më poshtë neni 5, pika dh, ku kuptohet hapur paligjshmëria e veprimit të djeshëm.
Dhe gjatë ditës së sotme protesta studentore vazhdon me bojkot të mësimit nga brenda fakulteteve./ k.j