Praktikë pranverore pranë Historia Ime – Multimedia Intern
Pozicioni: Praktikant/e (Intern)
Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj (Data e fillimit 1 Maj 2018)
Afati i fundit i aplikimit: 20 Prill 2018
Historia Ime, portali i parë informativ në Shqipëri i dedikuar për të drejtat e njeriut është në kërkim të një interni për produksionet audio-vizuale.
Përshkrimi i praktikës:
Në bashkëpunim me stafin dhe asistimin e redaktorëve, interni do ketë mundësinë të përfshihet në krijimin e produkteve mediatike multimediale me në fokus të drejtat e njeriut në Shqipëri. Gjatë periudhës së praktikës edhe në vazhdim, do të ketë mundësi të punojë i pavarur për artikuj të thelluar ose produksione të shkurtra multimediale, kundrejt një pagese. Në fund të praktikës, interni do të ketë krijuar një sërë artikujsh ose produktesh multimediale cilësore duke zgjeruar njohuritë dhe pasuruar kështu portofolin e punëve.
Kualifikimet (Mungesa e secilit nuk është përjashtuese):
- Njohuri mbi fushën e medias, gazetarisë dhe aktualitetit në Shqipëri
- Kualifikimet mbi fushën e gazetarisë, multimedias dhe njohuri ose eksperienca pune që lidhen me të drejtat e njeriut janë një plus
- Njohuri në programet kompjuterike të montimit të videos si: Adobe Premiere, Vegas Pro ose programe të tjera.
- Njohuri në programet kompjuterike të montimit të audios: Adobe Audition, Cool Edit Pro ose programe të tjera.
- Eksperienca në përdorimin e kamerave DSLR dhe pajisjeve të regjistrimit të zërit është një plus
- Eksperienca në përdorimin e platformës Word Press dhe menaxhimin e rrjeteve sociale janë një plus
- Njohuri mbi programe të tjera të paketës Adobe përbëjnë avantazh
Çfarë ofrojmë ne:
- Ambient pune të përbërë nga të rinj të angazhuar në gazetari me fokus çështjet e të drejtave të njeriut dhe problemet sociale.
- Ambient dinamik pune që i ofron mundësinë të rinjve të rrisin aftësitë e tyre mbi gazetarinë, multimedian dhe aktivizmin pranë një medie të lirë dhe të pavarur.
- Pjesëmarrje në konferenca dhe trajnime të fushës brenda dhe jashtë vendit
- Shpërblim monetar për artikuj të thelluar ose produksione të shkurtra multimediale
- Mundësi për orare fleksibël në varësi të angazhimeve të tjera.
- Mbulim i shpenzimeve të transportit publik, në funksion të praktikës
Si mund të aplikoni?
Dërgoni materialet e mëposhtme për të aplikuar në internshipin pranë Historia Ime në adresën historiaime.com@gmail.com
- CV;
- Letër e shkurtër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit;
- Shembuj të punëve të mëparshme në fushën e gazetarisë dhe multimedias (të publikuara më parë ose jo)