Policia nxjerr me dhunë studentët nga ngujimi
Pas marrjes së vendimit dhe ngujimit për orë të tëra në ambjentet e Fakultetit Juridik, policët privatë kanë mësyrë brenda fakultetir rreth orës 1 të mëngjesit, për të përzënë studentët e për të hequr barrikadat e krijuara prej tyre.
Në video tregohen pamje shqetësuese, ku studentët të hypur mbi banga e karrige i bëjnë thirrje rojeve të sigurisë private të ndalojnë veprimet e tyre.
Thirrjet u injoruan dhe në video duken studentët duke filmuar përzënien e dhunshme nga ambjentet e fakultetit të tyre.
Sipas Ligjit të Arsimit të Lartë, Policia e Shtetit e ka të ndaluar të futet në territor të Fakulteteve, për shkak se cënon autonominë e tyre dhe kësaj here duket se një urdhër i tillë u është dhënë policisë private.
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe studentët e Fakultetit Ekonomik vendosën të kalojnë natën të ngujuar brenda në Fakultet./k.j
https://www.facebook.com/284954108935788/posts/378024752962056/