Ndyrshimi i kritereve u heq pagesën për transport mijëra mesuesve e nxënësve
Mësuesit dhe nxënësit në të gjithë vendin, që punojnë apo ndjekin shkollën në institucionet arsimore që ndodhen në njësitë e reja administrative, prej muajsh nuk kanë përfituar nga shërbimi i transportit.
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.682, përllogaritjet e distancave nuk janë më të njëjtat. Ligjërisht, çdo mësues dhe nxënës që punon apo mëson në institucione arsimore publike që janë më larg se 5 kilometra nga vendbanimi i tij i përhershëm, përfiton transportin nga fonde publike.
Sipas vendimi të kaluar, kjo distancë përllogaritej nga qendra e njësisë administrative, ndërsa me vendimin e ri distanca përllogaritet nga kufiri i njesisë administrative.
Me këtë vendim, duket se janë përjashtuar nga ky shërbim të gjithë ata mësues apo nxënës që, pavarësisht se udhëtojnë më shumë se 5 kilometra në ditë për të arritur në institucionin arsimor ku punojnë apo mësojnë, largësia mes kufirit të njësisë administrative ku banojnë me shkollën është më e vogël se distanca e parashikuar në VKM.
Duke qenë se qendrat e mëdha urbane dhe zonat rurale kanë shtrirje gjeografike prej disa kilometrash mjaft mësues janë të detyruar të përshkruajnë distancën prej 5 kilometrash të parashikuar në VKM brenda territorit të njësive administrative ku jetojnë.
/l.k./