“Historia Ime” hap thirrjen e gjashtë për Konkursin e Fotografisë
“Historia Ime”, portali i parë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, hap thirrjen e gjashtë për Konkursin e Fotografisë.
Konkursi i Fotografisë për çështjet sociale është një mënyrë për të nxitur përdorimin e telefonave smart me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në jetën tonë të përditshme, në marrëdhënie me njeri-tjetrin apo me mjedisin.
Në këtë edicion prioritet do t’i jepet punimeve me tematikë:
- Grupet e pa privilegjuara (LGBTI, Rom & Egjiptian, Personat me Aftësi të Kufizuar etj).
- Dhuna në familje
- Abuzimi i fëmijëve
- Promovimi i edukimit
- Korrupsioni
- Ndotja e mjedisit
- Shpërdorimi i ujit të pijshëm
- Prerja e pyjeve
Lista e mësipërme nuk kufizon të rinjtë, 16 – 35 vjeç, nga cilido qytet i Shqipërisë që kërkojnë të denoncojnë një problem apo të ndajnë me të tjerët një tematikë tjetër shqetësuese.
Në konkurs NUK mund të merrni pjesë me fotografi:
- Përmbajtja e të cilave përbën shkelje për të drejtat e njeriut.
- Që kanë shfaqje nudizmi, skena seksuale apo përmbajtje të tjera të pa pranueshme.
- Që përfshijnë dëmtimin e mjedisit apo ngacmimin e kafshëve nga ana e fotografit.
- Që paraqesin imazhin e fëmijëve (do të pranohen vetëm nëse zotërohet autorizimi nga prindërit apo kujdestarët).
Afati i fundit i dorëzimit të fotografive është 30 nëntor 2017. Deri atëherë, punimet tuaja do të publikohen në portalin “Historia Ime”, si dhe në faqen e Facebook.
Çmimi i parë vlerësohet me – 10.000 Lek
Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar punët tuaja në adresën e emailit [email protected] në formën e mëposhtme:
Emër:
Mbiemër:
Qyteti:
Titulli:
Përshkrim i fotografisë/ fotoreportazhit (3-5fjali):
Shënim: Në konkurs mund të merrni pjesë me më shumë se një fotografi, apo foto reportazh.