“Fotografo për të drejtat e tua”, Historia Ime hap konkursin e shtatë të fotografisë
“Historia Ime”, portali i pare informativ në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të njeriut, hap thirrjen e shtatë për Konkursin e Fotografisë.
Nëse jeni dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të njeriut, pabarazisë gjinore, diskriminimit apo keqfunksionimit në shërbime publike si shëndetësia, arsimi, transporti apo institucionet e mbyllura, shkelje të të drejtave studentore në universitete dhe konvikte, abuzime me mjedisin, korrupsion apo raste të dhunës dhe urrejtjes “shkrepe një foto për të drejtat e tua” dhe bëhu pjesë e konkursit.
Lista e mësipërme nuk kufizon të rinjtë, 16 – 35 vjeç, nga cilido qytet i Shqipërisë që kërkojnë të denoncojnë një problem apo të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.
Në konkurs NUK mund të merrni pjesë me fotografi:
- Që kanë shfaqje nudizmi, skena seksuale apo përmbajtje të tjera të pa pranueshme.
- Që përfshijnë dëmtimin e mjedisit apo ngacmimin e kafshëve nga ana e fotografit.
- Që paraqesin imazhin e fëmijëve (do të pranohen vetëm nëse zotërohet autorizimi nga prindërit apo kujdestarët).
Afati i fundit i dorëzimit të fotografive është 28 qershor 2018. Deri atëherë, punimet tuaja do të publikohen në portalin “Historia Ime”, si dhe në faqen e Facebook.
Punimi më i mirë do të vlerësohet me – 10.000 Lek
Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar punët tuaja në adresën e emailit [email protected] në formën e mëposhtme:
Emër:
Mbiemër:
Qyteti:
Titulli:
Përshkrim i fotografisë/ fotoreportazhit (3-5fjali):
Shënim: Në konkurs mund të merrni pjesë me më shumë se një fotografi, apo foto reportazh.