Parlamenti Europian: Shqipëria të respektojë të Drejtat LGBTQ+

Sot, Parlamenti Evropian miratoi të mërkuën e 12 korrikut raportin për Shqipërinë të përgatitur nga Eurodeputetja Isabel Santos .
Në raportin e miratuar me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 abstenime përsëritet nevoja për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ+.
Eurodeputetët i kërkojnë qeverisë të intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar funksionimin e shtetit të së drejtës, gjyqësorit dhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai duhet të garantojë lirinë e medias, të fuqizojë shoqërinë civile, të garantojë të drejtat themelore dhe të drejtat e pakicave, përfshirë komunitetin LGBTI+, si dhe të forcojë bashkëpunimin e saj me institucionet e BE-së. Raporti thekson se qeveria duhet të avancojë më tej axhendën e reformave të BE-së në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë./ HistoriaIme