Nuk jemi as afër! Mbahet Belgrade Pride

Mijëra persona morën pjesë të shtunën e 9 shtatorit në paradën e krenarisë në Beograd.
Nën një klimë diskriminimi dhe dhune në rritje, aktivistë nga i gjithë Ballkani iu bashkuan vendasve në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin LGBTQ+.

Fillimi i fushatës Pride të këtij viti u shënua me një aksion në Qendrën Informative të Javës së Krenarisë, ku aktivistët e Beogradit synuan të tërhiqnin vëmendjen ndaj sulmeve verbale dhe fizike me të cilat përballen. Duke marrë parasysh që Qendra Informative e Krenarisë është vandalizuar 18 herë pa u kapur asnjë autor, kësaj radhe aktivistet vendosen t’i parandalojë huliganët, duke bërë mbishkrime vetë mbi seli.

Nga ana tjetër, rritja e lëvizjeve ekstremiste, të djathta dhe nacionaliste kalon pa u vënë re nga publiku, duke rezultuar në një rritje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.
“Prandaj, slogani “nuk jemi as afër” pasqyron luftën e lëvizjes LGBTI+ për barazi, dinjitet dhe dashuri.
Nuk jemi as afër, sepse dhuna ndaj qytetarëve LGBTI+ në Serbi është ende e përhapur.
Ne nuk jemi as afër, sepse bashkimet e të njëjtit seks ende nuk njihen dhe nuk rregullohen ligjërisht.
Ne nuk jemi as afër, sepse kujdesi shëndetësor dhe ligjet tona ende diskriminojnë sistematikisht individët transgjinorë.

Nuk jemi as afër, sepse nuk jemi të lirë të mbajmë dorën e partnerit në publik.
Nuk jemi as afër, sepse qeveria ende na heq të drejtën e garantuar me kushtetutë për tubime paqësore.
Nuk jemi as afër, sepse asnjë nga kërkesat e Beogradit Pride nuk është plotësuar.”-thanë organizatorët.
Prej vitit 2017 komuniteti LGBTQ+ i ka adresuar disa kërkesa qeverisë, kërkesa këto që kanë mbetur të pandryshuara, por që kanë rënë në vesh të shurdhër.

Disa prej kërkesave janë:
Miratimi i Ligjit për bashkimet e të njëjtit seks.
Miratimi i ligjit për identitetin gjinor dhe të drejtat e personave interseks dhe përmirësimi i shërbimeve në dispozicion të personave trans.
Reagimi i shpejtë dhe adekuat nga autoritetet shtetërore, si dhe dënimi publik nga përfaqësuesit e qeverisë, për gjuhën e urrejtjes dhe krimet e motivuara nga urrejtja kundër komunitetit LGBTQIA+.
Miratimi i planeve lokale të veprimit për komunitetin LGBTQIA+.
Një falje për të gjithë qytetarët serbë që janë ndjekur penalisht ose në çfarëdo mënyre janë diskriminuar para vitit 1994 për shkak të orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor.

Edukimi për të rinjtë për orientimin seksual dhe identitetin gjinor
Profilaksia e para-ekspozimit dhe e pas-ekspozimit falas dhe lehtësisht e aksesueshme (PrEP dhe PEP).
Beogradi priti EuroPride 2022 vitin e kaluar, i cili u zhvillua pavarësisht disa ndalimeve të policisë dhe një fushate negative të udhëhequr nga zyrtarë qeveritarë dhe organizata të krahut të djathtë. Me ndalimin e EuroPride, vendi mori një vendim antikushtetues për të parandaluar tubimet paqësore të qytetarëve dhe marshimet protestuese, gjë që bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë./ HistoriaIme