Një Drag Show në Tiranë? Po, por çfarë është kjo kulturë?

Nëse ende nuk keni qenë në një “Drag Show”, më 5 prill keni një mundësi të artë për të përjetuar magjinë dhe harenë e këtyre eventeve të paharrueshme në Tiranë. Tek Tulla Culture Centre dhe me organizim të Hana Corner Caffe, do të shihni një spektakël drag të paparë, ku do të performojnë Vezirja, Sofia Zadar, Toiboy, Symba dhe Emi.
Por, çfarë i bën kaq interesante drag parties dhe shfaqjet drag?
Eventet drag njihen botësisht për atmosferën e tyre plot humor, emocion dhe kreativitet. Në thelb, drag është një formë arti performues ku artistët, zakonisht meshkuj, krijojnë karaktere femërore me veshje,makijazh ekstravagante, dhe performanca energjike. Megjithatë, drag nuk ka kufij, pasi çdo kush mund të performojë dhe të shprehë identitetin e tij në mënyrë unike.
Histori që fillon prej shumë dekadash, kultura drag ka lindur në komunitetet LGBT+ në SHBA dhe Evropë si një formë proteste, argëtimi dhe vetëshprehjeje. Në vitet 60′ dhe 70′, mbretëreshat drag ishin në frontin e lëvizjes për të drejtat LGBT+, duke sfiduar stigmat dhe duke çelur shtegun dejt më shumë barazie.
Sot, shfaqjet drag janë pjesë e kulturës pop dhe kanë marrë famë në mbarë botën. Falë edhe emisioneve televizive të suksesshme si “RuPaul’s Drag Race”. Artistët drag janë bërë ambasadorë të lirisë së shprehjes, duke promovuar diversitetin dhe duke krijuar hapësira të sigurta e të gëzuara për komunitetin LGBT+ dhe më gjerë.
Eventi më 5 prill në Tulla Culture Centre premton një natë plot argëtim, muzikë të mirë, kërcime dhe shumë surpriza. Performueset e talentuara, nga Vezirja me stilin e saj tashmë emblemë, Sofia Zadar, Toiboy, Symba dhe Emi që do të sjellin atmosferë të paharrueshme dhe emocion.
Ky është një event që nuk duhet humbur, një mundësi për të festuar të ndryshmen, kreativitetin dhe për të kaluar një natë të paharrueshme.
Merrni miqtë tuaj dhe bëhuni gati për një mbrëmje që do t’ju bëjë të buzëqeshni gjatë!
Mos harroni të merrni biletat pranë Hana Corner caffe për datën 5 prill, në Tiranë.
Ju pret një spektakël drag i mrekullueshëm që do t’ju lërë pa fjalë!