Të gjithë ne përjetuam vitin e kaluar ditë tepër të nxehta, ku në vende të ndryshme të botës raportoheshin temperatura rekord të larta.
Valët e të nxehtit dhe temperaturat mbi mesataren na shoqëruan në periudha të caktuara përgjatë vitit 2019. Tani që të dhënat janë publikuar, shkencëtarët mund të thonë se viti 2019 ishte viti më i nxehtë i rregjistruar ndonjëherë në Europë.
Informacioni i fundit nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës në Kopernikus tregon se gjatë vitit 2019 temperaturat ishin +1.2 gradë celsius mbi mesataren e viteve 1981-2010.
Valët e nxehta të verës panë rekordet kombëtare të temperaturës në Europën perëndimore; ne kemi parë 38,7 gradë në Mbretërinë e Bashkuar, 42.6 gradë në Gjermani, dhe 46 gradë në Francën jugore, plus rekorde të reja të temperaturave në Luksemburg, Belgjikë dhe Hollandë, raportojnë specialistët nga Shërbimi Kopernikus.
Për pjesën tjetër të botës, ishte viti i dytë më i ngrohtë mesatarisht, dhe të gjitha zonat me të kuqe në hartën e Anomalisë së Temperaturave përjetuan ditë më të ngrohta se temperaturat mesatare në vitin 2019. Rekorde u rregjistruan dhe në Alaskë dhe Arktik, vende kyç përsa i përket matjes së tendencave të ndryshimit të klimës.
Vetëm në pjesë të Kanadasë, 2019-a ishte më e ftohtë se mesatarja.
Burimi: Euronews
Burimi i fotos: Pixabay