Me mbylljen e shkurtit, shënohet dhe fundi u sezonit veror në hemisferën jugore të globit.
Australia, u kthye këtë vit në lajmin më të përhapur për shkak të zjarreve ekstreme, që dogjën 18 milionë hektarë pyje dhe vranë 34 njerëz dhe rreth 1 miliardë kafshë të egra.
Vera e thatë dhe me erëra të forta, që ndihmuan në përhapjen më të shpejtë të zjarreve, u mbyll me jave të tëra të mbushura me rrebeshe shiy, ndërsa ditën e djeshme, ishulli jugor i Tazmanisë u zgjua i mbuluar nga dëbora.
Në më pak se 3 muaj, Australia shënou ekstreme të të nxehtit dhe të ftohtit për periudhën e verës, duke shkatërruar ekosisteme të tëra e duke përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe sigurinë e mijëra banorëve e miliona gjallesave, kryesisht kafshë të egra dhe endemike për ishullin.
Ndryshimet klimatime, po përkeqësojnë vit pas viti efektet ekstreme të klimës, ndërkohë që prej 3 vitesh, liderët botërorë nuk kanë arritur të merren vesh për implementimin e marrëveshjes së klimës së Parisit, me fajësime të ndërsjellta dhe premtime boshe.
Javën e shkuar, në Antarktidë u shënua për herë të parë temperatura 18°C, me sipërfaqe të tëra që u zbuluan nga dëbora për herë të parë.
Zjarret e Australisë nga ana tjetër, shkaktuan thuajse dyfishimin e emetimit të gazrave karbonikë, me 18 milionë hektarë pyje më pak për absorbimin e këtij gazi, ndërsa pritshmëritë për fenomene të tjera ekstreme në vazhdim, mbeten të larta.