Shkencëtarët thonë se Europa sapo ka përjetuar dimrin më të nxehtë që nga fillimi i matjes së temperaturave në kontinent.
Nga fillimi i dhjetorit deri në fund të shkurtit, temperatura mesatare ishte 3.4 gradë Celsius mbi vlerat mesatare normale të viteve 1981-2010 dhe 1.4 gradë më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në dimrin 2015-16.
“Në krahasim me dimrat e mëparshëm, ky ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë”, thotë Carlo Buontemp, drejtori i sistemit hapësinor europian Copernicus për Euronews.
“Ne e shohim këtë ndryshim nga viti në vit, veçanërisht në tropikët, por me të vërtetë dallohet se është një dimër shumë i butë dhe shumë i ngrohtë për Evropën”.
Të dhënat e Shërbimit të Copernicus datojnë që nga viti i largët 1855. Drejtuesi i këtij institucioni deklaroi se temperaturat sezonale shpesh janë subjekt i luhatjeve të mëdha nga viti në vit.
“Dimri 1924-25 ishte njësoj i ngrohtë, me disa gradë mbi mesataren në atë kohë. Kështu që mund të kemi rregullisht një variacion prej dy gradësh mbi nivelin fillestar dhe mund të presim që fenomene të tilla të kemi çdo 50-100 vjet. Ata janë të pazakontë por mbeten janë pjesë e ndryshueshmërisë natyrore.”.
Nxehtësia e paarsyeshme ka çuar në dështimin e shfaqjes së akullit ne shume zona dhe detyroi drejtuesit e një stacioni skish në Francë, të porosisnin dëborë e cila ju erdhi me helikopter.
Ngrohtësia e dimrit shkaktoi dhe probleme në ekonomitë lokale në Finlandë dhe Rusi, kryesisht në sezonin e shumimit të drerëve dhe kafshëve të tjera që jetojnë në zona kryesisht të mbuluara nga akulli.