Në cilin lokal të shkojmë?

Gjatë gjithë vitit Tirana frekuentohet nga mijëra persona, të cilët vijnë si turistë, por edhe për punë, për të nisur një jetë të re në Tiranë apo për të studiuar.
Shpesh-herë ka rënë rasti që dikush i ri në qytet të të pyes “Ku ka lokal që janë miqësor me komunitetin LGBTQ+?”.
Duke qenë se në Tiranë nuk ka një bar LGBTQ+ të dedikuar, sigurisht që shumë vende janë miqësorë me komunitetin.
Ne vendosëm të pyesim ndjekësit tanë në rrjetet sociale për të na sugjeruar vende të cilat janë miqësore me komunitetin LGBTQ+.
Përgjigjet ishin të shumta, dhe ne do ti ndajmë ato për juve!
“Hana Corner Bar” është një bar në zonën e ish-bllokut pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë.
Jo vetëm që është miqësor, por në atë ambient janë zhvilluar edhe mjaft aktivitete LGBTQ+.
“Destil Creativ Hub” është një tjetër ambient i sugjeruar nga ndjekësit tanë, ndodhet në Bulevardin Zogu i I, dhe besojmë që shumë prej jush e kanë frekuentuar atë.
“Juliette Coctail Bar” është një tjetër ambient të cilin ndjekësit e kanë sugjeruar, teksa ndodhet në rrugën “Pjetër Bogdani”
Po jo vetëm bar kafe, ndjekësit kanë sugjeruar edhe Pastiçeri “Teuta” ku mund të gjeni ëmbëlsira dhe akullore në këto temperatura të nxehta.
“Sofa” “Wintergarten Bistro” dhe “Kino” janë dy ambiente që gjithashtu sipas ndjekësve tanë janë mjafft miqësorë me komunitetin./ HistoriaIme