Presidenti rus Vladimir Putin të hënën paraqiti një mori ndryshimesh të reja të propozuara në Kushtetutën e vendit që përfshijnë përmendjen e Zotit dhe përshkruajnë martesën si një bashkim heteroseksual.
Draft-ligji është pjesë e një sërë ndryshimesh të sugjeruara, që forcon “besimin në Zot” të Rusëve, duke shtuar se martesa është “bashkim i një burri dhe një gruaje”, një formulim në sinkron me kundërshtimin e deklaruar të Putinit ndaj martesave të të njëjtit seks.
Përpara këtyre propozimeve, kisha ortodokse ruse, me të cilën Putin është afruar shumë vitet e fundit, i kishte kërkuar Presidentir të shtonte një referencë për “Zotin” në kushtetutë, duke shkaktuar polemika të mëdha midis kritikëve.
Ata i referohen traditës së gjatë komuniste dhe ndarjes së rreptë midis kishës dhe shtetit.
Shumë të tjerë kritikuan ndryshimin e propozuar, duke argumentuar se është e papërshtatshme duke konsideruar se Rusia është një vend shumë-etnik.
Ekspertët dyshojnë se Putini e përdori këtë propozim për të larguar vëmendjen nga projekt-ndryshimet e tjera kritike, të cilat mund të zgjerojnë kompetencat e tij duke i ofruar pushtet absolut.
Parlamenti i kontrolluar nga Putin, pa nguruar miratoi shpejt draftin e prezantuar në vetëm një sesion, nga tre që ishin parashikuar dhe është i vendosur t’i japë atij miratimin përfundimtar javën e ardhshme, duke konfirmuar dhe datën për një votim mbarëkombëtar në 22 Prill.
Propozimi i ri gjithashtu do të parandalojë çdo udhëheqës të ardhshëm rus të heqë dorë nga Krimeja, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ose ndonjë territor tjetër rus. Ai shtoi një ndryshim që ndalon dorëzimin e çdo pjese të territorit rus dhe thirrjet që synojnë dorëzim apo dhënie të territoreve.
Kombi rus quhet komb shtetformues, ndërsa në sinkron me propozimet për të mos lejuar përkeqësimin e imazhit të sovjetikëve në fitoren e Luftës së Dytë Botërore, Putini shtoi një artikull duke u zotuar të mbrojë “të vërtetën historike” dhe të ndalojë “keqbërjen e mbrojtjes heroike të popullit dhe të Atdheut”.
Mandati aktual i Putin i cili duhet të ishte dhe i fundit i tij mbaron në vitin 2024, por me ndryshimet kushtetuese që priten të kalojnë pa asnjë kundërshti, pushteti i tij mund të zyrtarizohet dhe per vitet në vazhdim, duke e kthyer Putinin në liderin më jetëgjatë momentalisht në Rusi, që pas vdekjes së Stalinit.
Burimi: Euronews
Burimi i fotos: AP