Zonat që do të ngelen nesër pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet
Për shkak të punimeve në rrjet, disa zona të vendit do të ngelen nesër pa energji elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se në linjën Laç 2- Laç 1 nga ora 09:00 deri në orën 14:00, këto zona do mbeten pa tension:
-Në rrethin e Kurbinit: Komuna Fushë Kuqë’, me fshatrat Fushë Kuqe, Gorre, Gurrëz; subjekti privat “Nyje–Betoni’’; pompat e ujësjellësit të Durrësit; hidrovorët “Drojë’’ dhe ‘’Shlincë’’.
-Në rrethin Lezhës: Komuna Shënkoll-Tale, me fshatrat Rrilë, Barbullonjë, Gajushe, Shënkoll, Tale, Burgu i Shënkollit dhe hidrovorët “Tale”’ dhe “Barbullonjë”.
/TopChannel