Zgjedhjet vendore: PS zyrtarizon kandidatët në 8 qarqe/ LISTA E PLOTË
Partia Socialiste bëri publik në mënyrë zyrtare sot emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Qarqet: Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Kukës, Fier dhe Shkodër.
Emri i kandidatit për Bashkinë e Tiranës nuk u publikua në mbledhjen e sotme. Kjo pritej pasi sot nuk ishin thirrur deputetët e Tiranës. Burime nga PS bëjnë me dije se po vazhdojnë të kryhen sondazhe për të zgjedhur kandidatin për Tiranën.
Aleanca PS-LSI në këto zgjedhje lokale, është zgjeruar dhe me parti të spektrit të djathtë, si Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Fryma e Re Demokratike.
Deri më tani u bë e ditur se për Bashkinë e Peqinit do të kandidojë PDIU. Ndërsa për Bashkinë e Tropojës është zgjedhur Rexh Biberaj, kryetar i komunës Margegaj, i zgjedhur nga Partia Demokratike.
Risi në këtë listë është kandidimi për Bashkinë e Fierit i deputetit Armando Subashi, i cili ka zëvendësuar në listë kryetarin aktual Baftjar Zeqo.
KANDIDATURAT PËR QARKUN BERAT DO PUBLIKOHEN TË HËNËN
Deputeti Eduard Shalsi bëri me dije se emrat e kandidatëve për Qarkun e Beratit do të bëhen publik të hënën. Ai theksoi se prezantimi i emrave do bëhet bashkë me aleatët. “Qarku i Beratit është lënë në harresë, ne kemi kthyer vëmendjen tek ky qark”- u shpreh Shalsi.
LISTA E KANDIDATEVE TE PARTISE SOCIALISTE
Qarku Shkodër
Shkodër- Keti Bazhdari
Malësi e Madhe- Tonin Marinaj
Vau i Dejës- Gjok Lleshi
Fushë Arrëz- Fran Tuci
Pukë- Rustem Struga
Qarku Dibër
Shukri Xhelili- Dibër
Valbona Kola- Klos
Adelina Farici- Mat
Rec Biberaj- Tropoje
Adem Lala- Has
Qarku Durrës
Vangjush Dako- Durrës
Artur Bushi- Krujë
Ardjan Kokomani- Shijak
Qarku Fier
Roskovec- Majlinda Bufi
Patos- Rajmonda Balili
Fier- Armando Subashi
Lushnje- Fatos Tushe
Divjaka- Fredi Kokoneshi
Qarku Elbasan
Elbasani- Qazim Sejdini
Librazhd- Kastriot Gurra
Belsh- Arif Tafani
Peqin- PDIU