Zelensky hap rrugën për legalizimin e martesave të të njëjtit seks!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hapur rrugën për legalizimin e martesave të të njëjtit seks në vendin e tij, në përgjigje të një peticioni që e kërkonte këtë në vendin e shkatërruar nga lufta.
Zelensky tha se aktualisht është e pamundur që të ndyshohet kushtetuta për shkak të luftës.
Por ai tha se qeveria e tij kishte “përpunuar një zgjidhje në lidhje me legalizimin e partneritetit të regjistruar civil në Ukrainë, si pjesë e punës për vendosjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.”
Thirrja për të futur martesën e të njëjtit seks në vend është përshpejtuar nga lufta, për shkak të numrit të personave LGBTQ+ që shërbejnë në ushtri dhe mbrojtjeve më të mëdha ligjore që kanë civilët e martuar.
“Kodi i Familjes i Ukrainës përcakton se familja është njësia parësore dhe kryesore e shoqërisë. Një familje përbëhet nga persona që jetojnë së bashku, janë të lidhur nga jeta e përbashkët, kanë të drejta dhe detyrime të ndërsjella. Sipas Kushtetutës së Ukrainës, martesa bazohet me pëlqimin e lirë të një gruaje dhe një burri (neni 51).”– shkroi Zelensky në faqen e internetit të Presidencës ukrainase.
“Kushtetuta e Ukrainës nuk mund të ndryshohet gjatë një gjendjeje të gjendjes ushtarake ose të gjendjes së jashtëzakonshme (neni 157 i Kushtetutës së Ukrainës).”- shpjegoi ai sipas CNN.
Më tej presidenti ukrainas Zelensky tha se do të punonte me ministrat e tij për të “siguruar të drejtat dhe liritë” e të gjithë qytetarëve të vendit të tij.
Ai falënderoi gjithashtu më shumë se 28 mijë njerëzit që nënshkruan peticionin për “qëndrimin e tyre aktiv qytetar“. / HistoriaIme