Xanax nuk është paracetamol. Dita Botërore e Shëndetit Mendor

10 tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor, përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.
Në Shqipëri paraditen e së hënës u marshua në sheshin kryesor të Tiranës, ku organizatorët mbajtën pankarta sensibilizuese në duar, si dhe tullumbace jeshil.

Afër 1 miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me një gjendje të çrregullimit; ndërsa, relativisht pak njerëz në mbarë botën kanë akses në cilësi kujdesi për shëndetin mendor.
Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në përkeqësimin e shëndetin mendor dhe mirëqenien e publikut.
Shumë crregullime të shëndetit mendor mund të trajtohen në mënyrë efektive me kosto relativisht të ulët, megjithatë hendeku midis njerëzve që kanë nevojë për kujdes dhe atyre që kanë akses në kujdes mbetet thelbësor. Mbulimi efektiv i trajtimit mbetet jashtëzakonisht i ulët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Kërkohen investime të shtuara në të gjitha frontet: që ndërgjegjësimi për shëndetin mendor të rrisë të kuptuarit dhe të reduktojë stigmën; për përpjekjet për të rritur aksesin në kujdes cilësor të shëndetit mendor dhe trajtime efektive; dhe për kërkime për të identifikuar trajtime të reja dhe për të përmirësuar trajtimet ekzistuese për të gjitha çrregullimet mendore.
Të rriturit lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) kanë raportuar vazhdimisht norma më të larta të simptomave të ankthit dhe depresionit në mes të pandemisë së koronavirusit sesa të rriturit jo-LGBT, sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit të SHBA.
Rezultatet ishin të njëjta pavarësisht periudhës në fjalë: të rriturit LGBT të moshës 18 vjeç e lart raportuan afërsisht dyfishin e shkallës së sfidave të shëndetit mendor sesa të rriturit jo-LGBT./ HistoriaIme