Viktimat rriten ndjeshëm/ Bota ende e ndarë për konfliktin Izrael-Palestinë!

Përgatiti: Historia Ime
Luftimet e arshpra në Rripin e Gazës dhe Jeruzalem vijojnë për të 6 ditë me radhë.
Dhuna dhe terrori kanë qenë kryefjala e këtij konflikti të pamëshirshëm.
Të paktën 202 palestinezë, mes tyre 52 fëmijë dhe 31 gra kanë humbur jetën, dhe 5588 janë plagosur, raportojnë autoritetet palestineze. Nga ana tjetër të paktën 10 persona mes tyre 1 fëmijë dhe 1 ushtarë kanë humbur jetën nga radhët e izraelitëve.
Mediumi Associated Press tha të shtunën se janë të “shokuar dhe tmerruar” nga sulmi izraelit në ndërtesën ku gjendeshin zyrat e AP-së si dhe të mediumit tjetër Al Jazeera në Gaza.
AP tha se ishte paralajmëruar për sulmin, gjë që i mundësoi të evakuojë gazetarët me kohë. Ndërsa Al Jazeera tha se nuk do të hesht pas sulmit.
“Është e qartë se ata që po bëjnë këtë luftë nuk dëshirojnë vetëm të përhapin shkatërrim dhe vdekje në Gaza, por edhe të heshtin media që dëshmojnë, dokumentojnë dhe raportojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Gaza,” tha Walid al -Omari, shefi i byrosë së Al Jazeera-s në Jerusalem.
“Por kjo është e pamundur”, tha ai.
Izraeli pretendoi se “aeroplanët luftarakë sulmuan një ndërtesë shumëkatëshe e cila strehonte asete ushtarake që i përkisnin inteligjencës ushtarake të organizatës terroriste Hamas”.
“Ndërtesa gjithashtu kishte zyra të mediave, të cilat grupi terrorist Hamas i përdorte si mburoja njerëzore”, tha ushtria.
Në këtë konflikt bota qartasi është ndarë në dy kampe të mëdha, Pro Izraelitë dhe Pro palestinezë, dhe më pak neutral.
Shtetet e Bashkuara janë pozicionuar nga aleati i tyre i vjetër, Izraeli. Teksa foli për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ai pret që të ketë më shumë bisedime me udhëheqësit në rajon.
Izraeli nuk ka reaguar ndaj sulmit me raketa nga Rripi i Gazës, tha sot Presidenti i SHBA Joe Biden ndërsa dhuna vazhdonte të përshkallëzohej.
“Një nga gjërat që kam parë deri më tani është se nuk ka pasur një reagim të dukshëm,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë. “Pyetja është se si arrijmë në një pikë, ku ka një zvogëlim të ndjeshëm të sulmeve, veçanërisht, sulmet me raketa që lëshohen pa ndalim në zonat e banuara”.
Nga ana tjetër, sulmet e Hamasit drejt Izraelit i ka dënuar edhe Shqipëria, Kosova, Austria, Kanadaja dhe një sërë vendesh të tjera.
Turqia, Irani, dhe vendet kryesisht me shumicë muslimane kanë dënuar ashpër sulmet e Izraelit drejt civilëve palestinezë.
Edhe Selia e shenjtë në Vatikan ka reaguar.
Papa Françesku bëri thirrje të dielën për t’i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Gaza, duke thënë se vdekjet e kaq shumë njerëzve të pafajshëm ditët e fundit, përfshirë fëmijët, ishin të papranueshme.
“Unë apeloj për qetësi dhe ata që janë përgjegjës t’i japin fund përdorimit të armëve dhe të drejtohen në rrugën e paqes”, tha ai në një fjalim të përjavshëm për besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, mes tyre ka edhe fëmijë. Kjo është e tmerrshme. E papranueshme. Vdekja e tyre është një shenjë se njerëzit nuk duan të ndërtojnë një të ardhme, por po e shkatërrojnë atë…Pyes veten se ku mund të çojë urrejtja dhe hakmarrja?”, tha Papa.
Organizata për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim urgjent për të diskutuar situatën në Gaza. Organizata, që përbëhet nga 57 vende anëtare, bëri thirrje për dhënien fund të sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave.
Duke folur nga Ramallahu në Bregun Perëndimor, ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin si një “shtet aparteid” që po praktikon “krime dhe brutalitet kundër popullit palestinez në Gaza”.
Malki u kërkoi vendeve myslimane të mbështesnin popullin palestinez si dhe të vendosnin sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se fushata aktuale kundër militantëve palestinezë “do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet” megjithë thirrjet për qetësi nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara.
Netanyahu është zotuar se do të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa, derisa konflikti me palestinezët në Gaza .