Video/Rojet ndalojnë Lubonjën, Bojaxhiun, Bushatin, Rakipin në prezantimin e projektit të stadiumit: “Eshtë pronë private” thotë një roje
Rojet e Kryeministrit Edi Rama nuk kanë lejuar disa nga përfaqësuesit e medias e të shoqërisë civile që të hynin në sallën ku po prezantohej projekti për stadiumin e ri kombëtar.
“Eshtë pronë private” thotë një nga rojet!
Lapsi.al që ka botuar një reportazh për këtë incident shkruan:
“Këtu është pronë private” i kanë kumtuar gorrillat e 15-katëshit Fatos Lubonjës dhe Gjergj Bojaxhiut, përpara sallës ku kryeministri bënte prezantimin e projektit. Ndërsa Ylli Rakipi (në foto i ndaluar nga badigardi hotelit ndonëse me ftesë) i tregonte ftesën nga Kryeministria, badigardëve privatë ata shtynin njerëzit e grumbulluar përpara shkallëve, ndërsa rojet e tij e futën Edi Ramën në sallë nga hyrja e ashensorit të shërbimit.
“Edhe Berisha në 21 Janar kështu u ruajt me badigardë privatë përpara se të vriste. E mbani mend kjo qe akuza kryesore e opozitës së asaj kohe” i tha mediave gazetari Andi Bushati.
Më poshtë video nga momenti i ndalimit, video kredit Hashtag Albania
http://https://www.youtube.com/watch?v=DfsIcsXkohU