VIDEO/Kujdes, pamje të rënda! SHBA, polici vret me gjakftohtësi afroamerikanin
Një agjent policie në Karolinën e Jugut është akuzuar për vrasje pasi ka qelluar 8 herë mbi një afroamerikan. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, polici deklaroi se kishte vepruar në kushtet e vetmbrojtjes, por në videon e publikuar tregohet se ai ka hapur zjarr kundrejt viktimës që ishte i çarmatosur.
Në dëshimnë e policit Michael Slager thuhej se personi, që ishte ndaluar për një fener të thyer të makinës, i kishte rrembyer armën e tij elektrike. Në video përgënjeshtrohet versioni i policit Slager pasi ai qellon 8 herë drejt personit i cili po vraponte.
Pamjet u regjistruan nga me një aparat celular, nga një kalimtar dhe më pas u publikuan nga “New York Times”.