VIDEO/ Revoltë me armë kundër qeverisë në Lazarat. Një viktimë dhe dy të plagosur në radhët e forcave Renea
Thuajse 1 vit nga ndërhyrja e policisë në Lazarat dhe pak ditë pas dërgimit në gjyq të 16 banorëve të këtij fshati për kundërshtim me armë të forcave të policisë situata është tensionuar sërish.
Përplasja me armë ka nisur mbrëmjen e së martës ku mësohet se ka patur shkëmbim zjarri mes banorëve dhe policisë së Gjirokastrës, e pranishme në fshat për të mbikqyrur procesin e zgjedhjeve të 21 Qershorit.
Të shtënat kanë vijuar gjatë gjithë natës, ku në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forca speciale nga Fieri dhe Tirana. Drejt tyre është qëlluar me armë të rënda dhe snajper.
Si pasojë ka mbetur i vrarë oficeri i forcave Renea, Ibrahim Basha, 31 vjeç që ka marrë një plumb në kokë dhe janë plagosur dy efektivë policie. Oficeri i vrarë mësohet se ka qenë në një autoblindë policie që po hynte në fshat. Nga Lazarati raportohet se tensioni ka qenë në rritje gjatë ditës së zgjedhjeve, ku në fshat janë dëgjuar thirrje për të përmbysur qeverinë.
FOTO E DY POLICEVE TE PLAGOSUR

POLICET E RENEA TE PLAGOSUT NE LAZARAT

POLICET E RENEA TE PLAGOSUT NE LAZARAT