Video/ Qytetarët shkulin rrethimet në Parkun e Liqenit
Një grup qytetarësh janë përplasur me policinë mëngjesin e sotëm, pasi kanë shembur rrethimin e ngritur nga Bashkia në Parkun e Liqenit Artificial.
Ndërtimi i një këndi lojrash për fëmijë zgjoi reagimin e menjëhershëm të qytetarëve që kundërshtuan prerjen e pemëve dhe mungesën e konsultimeve për vendimmarrje që tjetërsojnë hapësirat publike.
Nisma për shkuljen e rrethimeve në Parkun e Liqenit ishte paralajmëruar për datën 20 shkurt nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ku u solidarizuan më shumë se 1000 qytetarë.
VIDEO: QYTETARET SHEMBIN RRETHIMIN TEK PARKU I LIQENIT/Nisma “Thurje”
Pas shembjes së rrethimit, protestuesit kanë vendosur një pankartë ku shkruhet “pronë publike”, në parkun e Liqenit Artificial, ata thonë se nuk do të lejojnë prerjen e pemëve dhe ndërtimin e një parku me beton, brenda parkut të liqenit.
FOTO: Prerja e pemëve në Parkun e Liqenit një ditë më parë
/l.k./