VIDEO/ Përplasja e autobusëve: Policia nis testin e alkoolit, arrestohet një shofer i linjës Qendër- Tufinë
Aksidenti i sotëm ku u përplasën dy autobusë, njëri i linjës Kombinat –Kinostudio, tjetri i Yzberishtit u bë shkak që policia të nisë testin e alkoolit për shoferët e urbanëve në Tiranë.
Nga ky operacion u ndalua drejtuesi i autobusit të linjës Tufinë –Qendër , Afrim Mici.
Sipas policisë Mici kishte konsumuar 0.58 % alkool mbi normën e lejuar.
Aksidenti midis dy urbanëve ndodhi mëngjesin e sotëm pranë pallatit me shigjeta dhe shkaktoi plagosjen e 8 pasagjerëve ,që u dërguan në Spitalin Ushtarak.
VIDEO- Momenti i arrestimit.
/BalkanWeb