Video/ Librazhd, kur populli bën atë që duhet të bëjë OSHEE
Banorët e dy fshatrave të Librazhdit prej tre ditësh jetonin pa energji elektrike për shkak të djegjes së transformatorit të energjisë elektrike. Disa banorë të fshatrave Spathar dhe Gurakuq, prej kohësh të izoluar për shkak të mungesës së urave dhe rrugëve, vendosën t’ia lehtësojnë punën OSHEE-së.
Pamjet e videos së publikuar në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra njerëz duke transportuar transformatorin që peshon 3 kuintal drejt rrugës kryesore.
Qytetari që ka bërë denoncimin shton se në të njëjten mënyrë kanë sjellë dhe transformatorin e ri që peshonte më shumë se katër kuintal.
Denoncimi i tij mbyllet me fjalët: “Rroftë Shqipëria ime dhe të na rrojë qeveria”.
Video e pulbikuar në faqen “Jeta Osh Qef”
/l.k./