Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin Shefqet Ndroqi, i njohur ndyshe si sanatoriumi, por që kohët e fundit është kthyer në Spital Covid.
Në orët e para të mëngjesit, Xh. K 29-vjeç, është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali, ku edhe ka humbur jetën në vend.
Koça kishte 4 ditë i shtruar në këtë spital, pasi kishte rezultttuar poziiitiv mmme koronnnavirusin e ri, Covid-19, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë bërë atë të marrë hapin ekstrem.
“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-tha policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë në një njoftim paraprak,
Edhe spitali Shefqet Ndroqi, reagoi në lidhje me këtë ngjarje të rëndë duke thënë: I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.
Problemet e shëndetit mendor dhe pandemia:
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka theksuar pak javë më parë se koronavirusi i ri (COVID-19) nuk ndikon vetëm në aspektin fizik në shëndetin e njeriut, por edhe psikologjik, u bëri thirrje qeverive që të rrisin dhe financojnë shërbimet e shëndetit mendor në luftën kundër pandemisë.
Guterres, nëpërmjet video-mesazhit, tërhoqi vëmendjen se humbja e njerëzve të afërm dhe punës, karantina dhe kufizimi i lëvizjes si dhe shqetësimi për të ardhmen mund të ndikojnë në shëndetin mendor.
Ai theksoi se COVID-19 rrit stresin dhe ndikon më së shumti personat në radhë të parë si punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit, ata që kanë probleme shëndetësore, si dhe personat që jetojnë në rajonet e krizës dhe luftës, duke shtuar se edhe nëse merret nën kontroll pandemia, shqetësimi dhe depresioni do të vazhdojnë të ndikojnë shoqëritë.
Guterres bëri thirrje “qeverive për rritjen dhe financimin e shërbimeve të shëndetit mendor në luftën kundër pandemisë”.
Psikologët e njohur kanë bërë thirrje që njerëzit t’i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit mendor gjatë kohës së pandemisë.
Faktet tronditëse për Spitalin Shefqet Ndroqi:
Spitali Covid, Shefqet Ndroqi, është vëën në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pasi një kronikë e TvT, tregon fakte shokuese, të mungesës totale të pajisjeve respiratore, jetike për pacientët Covid.
Spitali “Shefqet Ndroqi” është i tejmbushur me mbi 200 pacìentë të shtruar me Covid-19, ndërsa familjarët e tyre kanë ankesa për mënyrën si po trajtohen të afërmit e tyre.
Në momentin e intervistës një qytetar ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respìratorit.
“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, kushton 1500 euro. Màskën e kam blerë 200 euro, nuk e dimë nëse do të përdoret vetëm për prindërit tonë, nuk kemi garànci, nuk kemi fare besim. Ju çojmë ushqime, nuk dhe nuk i ushqejnë. Nuk marrin vitaminat e duhura. I paguajmë, çdo infèrmiere 50 mijë lekë, dig, dig, dig…”, thonë dy familjarët./ HistoriaIme