Vdiq se ishte e varfër!
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/01/397F1A48-D4D5-4BE8-8F6D-2C4CC4AC7195.jpeg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ferras të Fierit!
Liljana Sema 67 vjeç e u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, pasi ishte ngrirë nga i ftohti.
Të afërm të familjes kanë treguar se ajo jetonte e vetme, në kushte tepër te veshtira ekonomike e per me shume i kishin prere edhe energjine elektrike.
Djali i 67 vjecares, Kushtrimi, ka thene se nenen e tij e kane gjetur te ngrire nga i ftohti, ndersa edhe nje rezistence qe i kishte blere per ditelindje nuk kishte ku ta lidhte pasi nuk kishte energji elektrike.
“Mamaja ime ishte me pension 7 mijë lekë. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor por ata thonë se nuk i ka paguar” -tha ai.
Vellai Imer Gjoleka dhe motra e te ndjeres, Tefta, kane shtuar se shkaku i vdekjes ishte pikerisht nga i ftohti, ndersa sipas tyre Liljana jetonte duke mbledhur kanace e me nje pension te ulet qe merrte.
“E gjetëm të ngrirë nga ftohja. Kishte 10 ditë që ia kishin prerë dritat ajo nuk kishte lekë të paguante. Këtu janë biznesmenë e nuk paguajnë ndërsa motrës time ia prenë”-tha vëllai i saj!/ HistoriaIme