Vdekja e Atjonit, arrest shokut dhe ndjekje penale per drejtuesin e punimeve ne autostrade
Drejtuesi i motorit me të cilin gjeti vdekjen Atjon Zhiti, djali i ish-ministrit të Kulturës Visar Zhiti është arrestuar, ndonese ndodhet ne spital.
Gjithashtu Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal ndaj drejtuesit teknik të firmës e cila po merret me punimet e autostradës Tiranë-Durrës.
Rruga në fjalë prej disa javësh paraqet probleme në qarkullim sepse po ndërrohen trafik-ndarëset përgjatë saj dhe po mbillen palma, shkruan DITA.
Pikërisht në segmentin e bllokuar, ka humbur jetën mëngjesin e 20 dhjetorit Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhiti. Në aksident mbeti i plagosur shoku i tij Serxho Martiniani, po 19 vjeç.
Në komunikatën ditore të policisë së Tiranës, bërë publike sot thuhet ndër të tjera:
“Më datë 21.12.2014 filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Naim Bajram Boshnjaku, i datëlindjes 07.03.1974, banues në Sauk, Tiranë, me arsim të mesëm, drejtues teknik i firmës “Curri dhe Geci”, sepse si pasojë e punimeve në autostradën Tiranë – Durrës, më datë 20.12.2014 ora 06.00, duke udhëtuar me motorr ka gjetur vdekjen shtetasi Atjon Visar Zhiti, i datëlindjes 30.08.1995, dhe është plagosur shtetasi Serxho Leonard Martiniani, i datëlindjes 07.07.1995. Veprimet proçeduriale i kreu ofiveri Sokol Syku…”
Aktualisht autostrada Tiranë Durrës bllokohet me segmente dhe rruga ngushtohet në vendet ku ndërrohen trafik-ndarëset. Në një nga këto ngushtime ka humbur kontrollin e mjetit i riu Zhiti dhe bashkëudhëtari i tij.
Ata që kalojnë përditë në këtë segment rrugor e kanë vënë re se shenjat dalluese të bllokimit të rrugës nuk janë të shumta. Mëngjesin e aksidentit fatal shiu e ka bërë terrenin të vështirë dhe e ka shndëruar në baltë pjesën anësore anës punimeve.
Trupat e dy të rinjve dhe motori i shkatëruar u gjetën pikërisht në këtë pjesë të rrëshqitshme.