Vazhdimësi apo Ndryshim; Shqipëria voton të dielën!

Tiranë- Shqipëri
Të dielën duke nisur nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në të gjithë Republikën e Shqipërisë do të hapen qendrat e votimit ku qytetarët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në kuvend.
3 milion e 588 mijë e 869, qytetrë nga të cilët 50.5% janë meshkuj dhe 49.5% femra, janë thirrur për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit në të gjithë vendin tonë.
Zgjedhjet do të mbahen mes një polarizimi të thellë, dhe mes krizës së koronavirusit, papunësisë që ka shënuar nivele rekord, një ekonomi e paqëndrueshme dhe ikjeve masive të të rinjëve nga vendi.
Kryesocialisti Edi Rama po kërkon një mandat të tretë në krye të qeverisë, pas 8 viteve pushtet, vite këto dramatike për Shqipërinë sipas të dhënave vendase dhe ndërkombëtare.
Pa një program të qartë politik dhe ekonomik, dhe me akuza për sundim autoritar Rama është i bindur për të vazhduar qeverisjen e tij.
Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon ndyshim përmes një programi ekonomik që sipas tij do të rikthejë shpresën e hunbur tek shqiptarët.
Pandemia e koronavitusit ka goditur rëndë sistemin shëndetësor, por edhe ekonomik të vendit, kriza ekonomike, papunësia dhe largimet masive të qytetarëve janë sfida për qeverinë e re e cila do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Zgjedhjet e së dielës në Shqipëri po mbahen nën një klimë agresive, të tensionuar dhe aspak të qetë për shkak të akuzave të mëdha mes palëve.
Rama qartasi është shënjestra e të gjithëve, pasi qeverisja e tij ka qenë e diskutueshme, raportet ndërkombëtare dhe shifrat kokëforta flasin për dështime të njëpasnjëshme të socialistëve në pushtet. Përfshirja e dhjetra zyrtarëve në krimin e organizuar ka tronditur dy mandatet e socialistit Edi Rama, i cili ka eliminuar të gjithë zërat kundër në partinë e tij.
Opozita nga ana tjetër e drejtuar nga Lulzim Basha, ka përdorur çdo mjet për të sulmuar Ramën dhe për tja ulur atij profilin në publik.
Qeveria e Ramës është akuzuar në vazhdimësi nga aktivistë dhe organizata të huaja për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, dhe shtypjen e fjalës së lirë.
Orientimi i tij drejt lindjes, Turqisë, dhe dështimi për hapjen e negociatave është një tjetër akuzë që i bëhet Ramës.
Zgjedhjet e së dielës do të vendosin parlamentin e ri, ku qeveria e re do të krijohet me 71 mandate, shifër kjo që e synojnë të dy kampet./ HistoriaIme