“Vajzat në rrezik gjithkund, shteti askund”

Rrëshen
Dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar të Premten në Rrëshen kundër përdhunimit të një 15-vjeçareje nga 5 djem, të cilët tanimë gjenden në burg.
“Vajzat e rrezikuara gjithkund, shteti askund” ishte një ndër parullat kryesore të protestës.
Xhaxhai i viktimës ka dhënë detaje tronditëse duke thënë se: E kanë droguar, shantazhuar dhe kërcënuar me armë, e më pas e kanë përdhunuar.

“krim, krim, krim, kemi frikë të dalim në rrugë”-tha një zonjë rreth të 50, e cila mori pjesë në protestë.

Deni Sanxhaku, aktiviste e Shoqërisë civile, tha se ata kanë disa kërkesa: Duke nisur nga edukimi seksual, barazia gjinore; Të ngrihen hapësira të sigurta për vajzat dhe gratë. Në shumë raste shteti i ka lënë baltë kur vjen puna tek urdhërat e mbrojtjes, dhe në disa raste edhe policia ështç bërë palë me përdhunuesit.”

Në lidhje me rastet e përdhunimit ka reaguat edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëti i cili në një deklaratë thotë: Delegacioni i #BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në #Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në #Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret./HistoriaIme