Vajzat e gratë e komuniteti LBT protestojnë

“Marshojmë, s’festojmë” ishte sllogani kryesor i protstës që u mbajt në Tiranë për 8 mars, ditën ndërkombëtare të gruas.
Qindra qytetarë dolën në sheshe për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Akses në shëndetësi, për gratë transgjinore”-ishte një ndër pankartat që mbante në duar një vajzë transgjinore.

Gratë dhe vajzat e komuniteti LBT ishin edhe sot në shesh, si në të gjitha rastet kur protestohet për kauza civile.
Edlira Mara nga organizata ProLgbt Albania, foli për disktiminim të dyfishtë!
“Kur unë dhe partnerja ime morëm vendimin për të zgjeruar familjen tonë e kishim të qartë që nuk do të ishte aspak e lehtë. Edhe përpara ardhjes në jetë të vajzave tona (që tani janë 2 vjeçe e pak), ishim përballur me vështirësi (që për hir të së vërtetës nuk lidhen vetëm me të qënurit pjesë e komunitetit LGBT+, por edhe me faktin që jemi gra, dhe të jesh vajzë apo grua në Shqipëri nuk është fare, po fare fare e lehtë). Por ne si vajza dhe persona LGBT jemi dyfish të diskriminuara, të rrezikuara dhe të paragjykuara në shoqërinë tonë patriarkale.”-tha Eda Mara në protestë.

Marshimi ka nisur nga sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe vijoj më tek tek kryeminsitria e më pas tek Ministria e Drejtësisë.
Një 22 vjeçare transgjinore e cila nuk u identifikua, tha se jetesa e saj dhe e shoqeve të saj transgjinore në vendin tonë është pothuajse e pamundur.
“Ne diskriminohemi në familje, në rrugë, në shkollë, në shoqëri e në institucionet tona”-tha 22 vjeçjarja.
“Shteti nuk na ofron asnjë shërbim. Ne rrezikojmë duke përdorur shërbime mjekësore në të zezë, sepse shteti refuzon të na i ofrojnë, shteti refuzon të bëjë ligj për ne, sepse ne për shtetin nuk ekzistojmë”-tha ajo më tej.

Gjatë fjalës së saj në protestë Edlira Mara foli edhe për dhunën online.
“Diskriminimi, dhuna verbale dhe presioni psikologjik fillon që nga rrjetet sociale, ku qindra adresa herë fallco e herë të vërteta, shajnë,
ofendojnë, kërcënojnë në çdo dalje tonën televizive, apo në çdo lajm teë publikuar që flet për ne. Situata e komunitetit tonë dhe e grave është ulëritëse. Çdo sulm, çdo dhunë psikologjike, verbale e fizike ka si kryefjalë gruan. “-tha Mara më tej.
Aktivistja Xheni Karaj, foli e zemëruar për të gjitha padrejtësitë që po u bëhen vajzave dhe grave të komuniteteve të margjinalizuara.
“Zemerimi im mban emrin e vajzave dhe grave Rome dhe Egjiptiane qe segregohen qe ne shkolle fillore, poshterohen dhe diskriminohen vetem per shkak te ngjyres se lekures.
Zemerimi im mban emrin e grave lesbike, biseksuale dhe transgjinore te cilave ju mohohet njohja ligjore, sherbimi shendetesor dhe e drejta per te dashuruar e jetuar te lira e me dinjitet.
Zemerimi im mban emrin e grave punonjese te seksit te cilat rrezikojne cdo dite ne vendin e punes, stigmatizohen dhe kriminalizohen.”-tha Karaj.

“Edhe sa duhet të presim për të ndalur këto sulme?
Unë dhe gruaja ime jetojmë prej 13 vitesh së bashku, por në sytë e shtetit jemi askush për njëra-tjetrën. Vajzat vijojnë të jenë inekzistente për shtetin. Si ne, ashtu edhe fëmijët tanë jemi të pambrojtur ligjërisht.”-shtoj Mara, teksa theksoj problemet ligjore për njohjen e bashkëmëmësisë për dy vajzat e tyre për të dhe bashkëshorten e saj./ HistoriaIme
