Urdhri i Psikologut apel mediave; Mos ftoni persona të palicensuar si psikologë!

Urdhri i Psikologut të Shqipërisë, si organ i vetëm i cili jep licensa për ushtrimin e profesionit të Psikologut në vendin tonë, i është drejtuar me një shkresë zyrtarë të gjithë mediave të vendit tonë përsa i përket personave që flasin në emër të profesionit, por që në realitet nuk janë profesionistë.
Kështu, Urdhri i Psikologut i vë mediat në dijeni se Marsela Lekli, Marsi Simo dhe Qerime Daci nuk janë persona të cilët janë të licensuar nga Urdhri i Psikologut dhe si të tillë sipas ligjit nuk mund të quhen psikologë.
Kujtojmë se veçanërisht shtetësja Marsela Lekli është paraqitur me dhjetëra herë në media duke e quajtur veten psikologe, dhe jo rrallë ka përdorur edhe gjuhë aspak të përshtatshme kundrejt komunitetit LGBTI+.







