Më shumë se 143 000 persona në 134 shtete janë infektuar me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar më shumë se 6 000.
Në këto kushte, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur pandeminë botërore, ndërsa shtetet po përballen me një emergjencë shëndetësore.
Fondit i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF), ka ngritur alarmin, në kushtet kur mjekët dhe OBSH po këshillon larjen e shpeshtë të duarve.
Sipas UNICEF, janë rreth 3 miliardë persona në mbarë botën që nuk kanë një lavaman për të larë duart.
Sipas OBSH, 40 përqind e popullsisë së botës, ose 3 miliardë njerëz nuk kanë një lavaman për larje dore me ujë dhe sapun në shtëpi. Gati tre të katërtat e njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungojnë objektet themelore të larjes së duarve në shtëpi.
47 përqind e shkollave kanë mungesë të një objekti për larje dore me ujë dhe sapun që prek 900 milion fëmijë. Mbi një e treta e shkollave në të gjithë botën dhe gjysma e shkollave në vendet më pak të zhvilluara nuk kanë vend ku fëmijët të lajnë duart fare.
16 përqind e ambienteve të kujdesit shëndetësor, ose rreth 1 në 6 qendra shëndetësore në glob, nuk kishin tualete funksionale ose lavaman./ Historiaime